Skandali seksual trondit Malin e Zi, dorëheqje dhe hetime për zyrtarë të lartë pas publikimit të videove intime

Skandali seksual trondit Malin e Zi, dorëheqje dhe hetime për zyrtarë të lartë pas publikimit të videove intime

Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksual që ka tronditur opinionin publik dhe skenën politike, pas publikimit të videove dhe fotografive me përmbajtje intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë. Ngjarja ka sjellë dorëheqje të shumta dhe nisjen e hetimeve nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë. Në qendër të skandalit janë Mirjana Pajkoviç, deri të premten Sekretare Shteti në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, dhe Dejan Vuksiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB) dhe ish-këshilltar i presidentit Milatoviç për sigurinë. Të dy kanë dhënë dorëheqjen duke përmendur arsye personale. Pajkoviç ka prezantuar historinë e saj për televizionin malazez “Dana”, duke folur për kërcënimet dhe shantazhet nga Vuksiç, si dhe për reagimin joadekuat...