Skandal në Tetovë, ministrja përplaset me gazetarët dhe refuzon të flasë shqip: Maqedonishtja, gjuhë zyrtare
Universiteti i Tetovës është kthyer në skenën e radhës ku shqiptarët dhe gjuha shqipe nuk respektohen, madje përbuzen nga zyrtarët e lartë të qeverisë së drejtuar nga Hristian Mickoski. Një ditë më parë, aty është mbajtur një debat për ligjin e ri për arsim të lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja, Vesna Janevska. Pas debatit për ligjin, Janevska pati një përplasje verbale me gazetarët për shkak të gjuhës shqipe dhe kërkesës së saj që çdo gjë të përkthehet në gjuhën maqedonase. Gazetarët kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj që gjuhë zyrtare në vend është gjuha maqedonase. “Maqedonia e Veriut ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. unë ndodhem në Tetovë ku...
Burimi:
vizionplus.tv