Sistemi i ri i hyrjes/daljes EES krijon vonesa në kufijtë e BE-së: Pritje deri në tre orë në kulmin e trafikut
Rregulli i ri i Bashkimit Evropian (BE), sipas të cilit pasagjerët kalojnë nëpër një sistem verifikimi të identitetit dhe lënë të dhëna biometrike, rrezikon të shkaktojë shqetësime për pasagjerët dhe të sjellë vonesa të konsiderueshme në udhëtim, tha Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, Olivier Jankovec. Sistemi i ri i hyrjes/daljes (EES) u prezantua si zëvendësim për vulosjen e pasaportave dhe për të parandaluar qëndrimin e paligjshëm brenda BE-së, shton Politiko. Sipas sistemit të ri, udhëtarët nga vendet e treta si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara duhet të regjistrohen duke lënë gjurmët e gishtërinjve dhe duke bërë një fotografi herën e parë që kalojnë kufijtë e BE-së, por ky proces shkakton vonesa. Në tetor, 10 përqind e pasagjerëve duhej...
Burimi:
syri.net