Sistem i ri kundër raketave dhe dronëve/ Greqia miraton projektin e madh, ja sa shkon vlera e tij

Sistem i ri kundër raketave dhe dronëve/ Greqia miraton projektin e madh, ja sa shkon vlera e tij

Greqia ka miratuar blerjen e një sistemi të ri shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore dhe kundër dronëve, si dhe modernizimin e 38 avionëve luftarakë F-16. Vendimi u mor nga një komision parlamentar, ndërsa kostoja totale e projektit vlerësohet rreth 4 miliardë euro, sipas dy burimeve të cituara nga Reuters. Një pjesë e madhe e sistemit raketor pritet të furnizohet nga Izraeli. Sistemi, i quajtur “Achilles Shield”, parashikohet të kushtojë rreth 3 miliardë euro dhe synon të krijojë një mburojë kundër raketave dhe dronëve. Në të njëjtën mbledhje me dyer të mbyllura, komisioni miratoi edhe modernizimin e 38 avionëve F-16 Block 50, që datojnë nga vitet 1990. Avionët do të përditësohen në versionin më të avancuar “Viper”, me një kosto të vlerësuar rreth 1 miliard euro. Greqia...