Si Serbia po luan me dy porta në “skenën” ndërkombëtare, stërvitje ushtarake me NATO pranë Kosovës dhe…

Si Serbia po luan me dy porta në “skenën” ndërkombëtare, stërvitje ushtarake me NATO pranë Kosovës dhe…

Serbia po ndjek një strategji gjithnjë e më të dukshme “me dy porta”, duke balancuar mes fuqive globale në një kohë tensioni të shtuar në rajon. Nga njëra anë, Beogradi po thellon bashkëpunimin ushtarak me Kinën përmes blerjes së armëve të avancuara, ndërsa nga ana tjetër po rikthen bashkëpunimin praktik me NATO-n, përmes stërvitjeve të përbashkëta. Në këtë kontekst, Serbia dhe NATO pritet të zhvillojnë në muajin maj një stërvitje të përbashkët në jug të vendit, duke shënuar rikthimin e bashkëpunimit pas disa vitesh ndërprerjeje. Kjo do të jetë stërvitja e parë që nga viti 2018, kur në Mladenovac u organizua një ushtrim për menaxhimin e fatkeqësive nga Qendra Euro-Atlantike për Koordinimin e Reagimit ndaj Emergjencave (EADRCC). Gjithashtu, ky zhvillim vjen pas moratoriumit të vendosur...