Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga vajza e saj. Sipas mediave greke, e moshuara po e udhëzonte vajzën 44-vjeçare gjatë parkimit të makinës. Për fat të keq, drejtuesja e mjetit shtypi gabimisht pedalin e gazit në vend të frenave, duke e përplasur nënën e saj pas një peme. Goditja rezultoi fatale, pasi 71-vjeçares i shkaktoi gjakderdhje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, një ditë më parë, menjëherë pasi dy gratë ishin kthyer nga shkolla ku kishin marrë fëmijët. Nipërit dhe mbesat ishin dëshmitarë të gjithë skenës së tmerrshme. Fqinjët, të alarmuar nga britmat, nxituan për të ndihmuar. Disa prej tyre u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen duke...