Shtyhet shpallja e rezultateve/ Kosovë, rinumërohen 914 vendvotime, gabime tek votat për kandidat
Formimi i institucioneve të reja do të vonoj…të paktën edhe dy javë të tjera. Kjo pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjithë komunave të Kosovës nga 2557 që janë në total. Po pse KQZ e mori një vendim të tillë? Ai erdhi pasi sekretariati i intitucionit të zgjedhjeve në vend pa video incizimet e kamerave në tavolinat e Qendrave Komunale të Numërimit, nga ku edhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë. Rinumërimi prek jo pak, por një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Në një mbledhje të martën, komisioni paraqiti një raport nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind...
Burimi:
sot.com.al