Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,77 % në raport me vendimin e datës 26.1.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,786 den/kg dhe do të jetë 33,885 den/kg. Nga data 3.2.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 72,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 74,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër)...