Shtohen tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, Milanoviç-Vuçiç përplasen për raketat kineze dhe akuzat për aleancë…

Shtohen tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, Milanoviç-Vuçiç përplasen për raketat kineze dhe akuzat për aleancë…

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u përfshinë në një përplasje të ashpër virtuale. Shkak u bë blerja nga Serbia e raketave balistike supersonike kineze CM-400 dhe akuzat për një aleancë të mundshme ushtarake kundër Beogradit. Milanoviç deklaroi ditën e djeshme se nuk kupton pse Serbia po investon kaq shumë në armatim, duke përfshirë sisteme që ai i konsideron sulmuese. Sipas tij, Serbia po përforcon kapacitetet e saj me armatim modern nga Kina, Rusia dhe Izraeli. “Blerja e raketave? Ky është vendimi i tyre sovran. Duhet ta pranoj, nuk e di se çfarë duan të arrijnë me atë armatim. Shpenzojnë shumë. E kuptoj që duan të kenë një sistem mbrojtës të fortë, por po furnizohen edhe me armë sulmuese”, tha ai. Milanoviç...