Shteti nuk jep licenca për hapje…/ Greqia mbyll xhamitë, ndëshkime dhe deportime për administratorët e vendeve të faljes
Qeveria greke ka paralajmëruar nisjen e një operacioni gjithëpërfshirës për mbylljen e të gjitha xhamive dhe vendeve të faljes që funksionojnë pa licencë ligjore, kryesisht në zonën e Athinës. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, i cili deklaroi se autoritetet do të zbatojnë me rreptësi legjislacionin në fuqi për vendet e adhurimit. Sipas ministrit, çdo ambient fetar që operon pa autorizim zyrtar do të mbyllet menjëherë. Administratorët e këtyre hapësirave përballen me ndëshkime penale, ndërsa shtetasit e huaj rrezikojnë edhe heqjen e lejes së qëndrimit dhe deportimin. Vendimi ka nxitur debat publik, pasi prej vitesh shteti grek nuk ka dhënë leje për hapjen e xhamive të reja, duke e bërë praktikisht të pamundur funksionimin e tyre në mënyrë...
Burimi:
syri.net