Shqiptari në Greqi tenton të abuzojë seksualisht me 25-vjeçaren me aftësi ndryshe, nëna e vajzës e ndjek me thikë, por arratiset

Shqiptari në Greqi tenton të abuzojë seksualisht me 25-vjeçaren me aftësi ndryshe, nëna e vajzës e ndjek me thikë, por arratiset

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një 25-vjeçare me aftësi ndryshe. Sipas informacioneve paraprake, rasti u zbulua nga nëna e vajzës, e cila konstatoi ngjarjen përmes kamerave të sigurisë të vendosura brenda banesës. Ajo pa të bijën duke qarë dhe u kthye menjëherë në shtëpi, ku, sipas raportimeve, ka ndjekur autorin e dyshuar me thikë. Megjithatë, ai ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas mediave greke, shqiptari ndihmonte nënën me pazaret dhe banonte në të njëjtën zonë. Sipas të njëjtave burime, 25-vjeçarja ka edhe një motër binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara. Dyshohet se njëra prej tyre ka rënë pre e abuzimit seksual. Të dyja vajzat janë transportuar në spital...