“Shqipëria, Kosova, Kroacia do të…”/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë: Nuk më dikton çfarë them!
Një përplasje në distancë është regjistruar mes presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, pas deklaratave të ndërsjella lidhur me armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi ndaj saj. Milanović deklaroi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë që i cilësoi si sulmuese, duke komentuar edhe deklaratat e Vuçiçit sipas të cilave Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të kishin plane për të sulmuar Serbinë. Presidenti kroat ironizoi këto pretendime, duke thënë se nuk është e qartë se si mund të ndodhte një sulm i tillë. “Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, tha Milanović, duke e cilësuar deklaratën e Vuçiçit si të pakuptimtë. ...
Burimi:
sot.com.al