‘Shpërthimi në ‘Violanta’/ Dëshmitë e të mbijetuarve: Rrjedhja e gazit ishte denoncuar muaj para tragjedisë
Rrjedhja e gazit që shkaktoi shpërthimin tragjik të 26 janarit 2026 në fabrikën “Violanta” ishte konstatuar muaj përpara ngjarjes, por sipas dëshmive të punëtorëve, paralajmërimet nuk u morën seriozisht nga drejtuesit e kompanisë. Pesë punëtorë humbën jetën në shpërthimin që shkatërroi pothuajse plotësisht një pjesë të objektit, ndërsa dëshmitë e mbledhura nga autoritetet hedhin dritë mbi një histori të gjatë neglizhence dhe mungese masash sigurie. Një punëtor 31-vjeçar, i punësuar prej vetëm dy muajsh në fabrikë, ka deklaruar se që në fillim të dhjetorit 2025 kishte nisur të ndiente një erë të pazakontë në ambientet e prodhimit, të cilën e krahasoi me erën e LPG-së në pikat e karburantit. Sipas tij, shqetësimi ishte raportuar te përgjegjësit, por situata nuk ndryshoi. Ai theksoi gjithashtu se gjatë kohës...
Burimi:
syri.net