“Shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”/ Mbrojtja e Thaçit përfundon fjalën, kërkon vendim shfajësues nga…
Pas përfundimit të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, avokati Luca Misetic i bëri thirrje gjykatës që të shpallë pafajësinë për të gjitha akuzat. “Shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, tha ndër të tjera Misetic. Paraprakisht, ai pretendoi se ZPS nuk ka paraqitur prova që tregojnë kontribut të konsiderueshëm të të akuzuarve në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. “Standardi që ka Gjykata është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në atakuzë. Prokuroria për këtë nuk ka treguar asnjë provë”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al