“Shok, me siguri nesër përfundon”/ Ja mesazhi që Naim Murseli i dërgoi Plavës, një natë para vrasjes së Liridonës
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, për të cilën i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Gjatë kësaj seance u zbulua mesazhi që Granit Plava ia dërgoi Naim Murselit një natë para vrasjes. “Më 28 nëntor të vitit 2023, në orën 19:41, i keni dërguar mesazh Graniti me përmbajtjen ‘shok, me siguri nesër përfundon’, tha gjykatësja. Ndërsa Murseli deklaroi se nuk i kujtohet ta ketë dërguar këtë mesazh.
Burimi:
sot.com.al