Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit bllokojnë kalimet kufitare, shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE-së
Në shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE-së për hyrje-daljet e kamionëve në hapësirën Shengen, shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit sërish kanë bllokuar kalimet kufitare. Të mërkurën (28.01.2026) në ditën e tretë të protestës u bllokuan dhjetëra pikëkalime kufitare në Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Edhe shoferët serbë bllokuan pikakalimet kufitare për në hapësirën Shengen duke krijuar radhë të gjata me kamionë. Në pikëkalimin kufitar Bajakovo, kalimi më i rëndësishëm kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, të mërkurën kamionët krijuan një kolonë të gjatë prej reth dy km, sikurse i konfirmoi policia kufitare agjencisë së lajmeve AFP. Dhoma serbe e tregtisë CCIS u ankua, se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor çdo ditë po humbasin rreth 100 milionë...
Burimi:
syri.net