‘Shkelje brutale e së drejtës së njeriut’, Glauk Konjufca në Hagë: Lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër
Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri i Kosovës, ndodhet sot në Gjykatën Speciale në Hagë për të ndjekur deklaratat përmbyllëse dhe fjalën përfundimtare të ish-liderëve të UÇK-së. Konjufca tha se në procesin gjyqësor ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur shkelje brutale të të drejtave të njeriut. Sipas tij, kjo e drejtë u shkel në mënyrë të dhunshme sepse prej 5 vitesh e 3 muajsh, katërshja qëndron larg familjen e shtetit. Ai thotë se prania e tij është një rikonfirmim se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, me qëllim mbrojtjen e popullit të vet dhe jo sulmin ndaj një tjetri.
Burimi:
sot.com.al