Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shkatërrohet banda e drogës që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla/ Raportohen 12 të arrestuar
Një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e kokainës dhe kanabisit, përfshirë edhe shpërndarjen e lëndëve narkotike brenda shkollave në rajonin e Atikës, është çmontuar nga oficerët e Drejtorisë së Sigurisë së Atikës. Sipas policisë greke (ELAS), 12 persona u arrestuan, mes tyre drejtuesi 20-vjeçar i bandës, zëvendëskryetari 19-vjeçar dhe gjashtë të mitur. Hetimet zbuluan se organizata funksiononte me rregulla të rrepta disiplinore, ndërsa shkelja e tyre ndëshkohej me gjoba dhe dhunë fizike ndaj anëtarëve. Gjatë operacionit policor të zhvilluar të enjten në mëngjes në zona të ndryshme të Atikës, u identifikuan 12 anëtarë të tjerë të organizatës, të moshës nga 15 deri në 56 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, si dhe edhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal. Ndaj...