Shkarkime, frikësim dhe sulme, ekipi i Vuçiçit bëhet gati për zgjedhjet lokale, ja çfarë pritet në 29 mars
Marsela SHYTIA Pasi Presidentja e Kuvendit Ana Brnabiç shpalli dje zgjedhjet në dhjetë qeveri lokale, organizata CRTA njoftoi se vëzhguesit e tyre kanë qenë në terren për ditë të tëra dhe se në pothuajse të gjitha zonat janë regjistruar modele të fushatës së hershme, presion mbi qytetarët dhe keqpërdorim sistematik të burimeve publike. Zgjedhjet janë caktuar për 29 mars në Arandjelovac, Bajina Bašta, Bor, Kladovo, Knjazhevc, Kula, Luçani, Majdanpek, Sevojno dhe Smederevska Palanka. Organizata CRTA publikoi, siç thekson ajo, një numër shembujsh që tregojnë qartë se fushata në fakt filloi shumë kohë para shpalljes zyrtare të zgjedhjeve. Shënjestrimi i opozitës Shqetësuese janë kërcënimet ndaj grave politikisht aktive dhe anëtarëve të opozitës përmes profileve anonime në Instagram, së bashku me shënjestrimin e opozitës në faqet lokale....
Burimi:
sot.com.al