‘Shkaktuan dëm në vlerë prej 1 milion eurosh në BKS’/ Arrestohen rreth 40 persona në Kosovë

‘Shkaktuan dëm në vlerë prej 1 milion eurosh në BKS’/ Arrestohen rreth 40 persona në Kosovë

Autoritetet kosovare i kanë arrestuar 39 persona të enjten gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), të cilët dyshohen për keqpërdorime që i kanë shkaktuar dëme byrosë në vlerë mbi 1 milion euro. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha në një konferencë për media se cak i hetimeve që nisën në marsin e vitit të kaluar janë ish-drejtori ekzekutiv, Sami Mazreku, dhe ish-drejtori i Financave i BKS-së, Valon Berisha. Mazreku dhe Berisha – të cilët u arrestuan gjatë bastisjeve të sotme – dyshohen se i kanë keqpërdorur autorizimet e BKS-së duke ua mundësuar personave të ndryshëm, dhe përmes tyre edhe, të kryejnë transaksione të jashtëligjshme. Kryeprokurori Kryeziu tha Mazreku...