Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
SHBA kërkon “të dëbojë” rusët nga Serbia, ja ç’ka menduar Trump për Ballkanin në 2026, si përmendet njohja e Kosovës
Marsela SHYTIA Në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, i cili u nënshkrua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përcaktuan qartë Ballkanin Perëndimor si një zonë me rëndësi të veçantë strategjike, shkruan media serbe “Blic”. Dokumenti, i cili rregullon kryesisht ndarjet buxhetore për mbrojtjen, përmban gjithashtu një sërë mesazhesh politike që lidhen me sektorin e energjisë, gjendjen e demokracisë dhe sfidat e sigurisë në rajon, me një fokus të veçantë në Serbi. Edhe pse ligji i nënshkruar nga Donald Trump nuk ka karakter të drejtpërdrejtë detyrues për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshimet e tij tregojnë drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe pritjet e Uashingtonit kur bëhet fjalë për diversifikimin e energjisë, marrëdhëniet midis Beogradit...