SHBA ka kërcënuar me sanksione, ja për kë po bien kambanat në Serbi

SHBA ka kërcënuar me sanksione, ja për kë po bien kambanat në Serbi

Sanksionet e mundshme amerikane ndaj Serbisë, të bazuara në Ligjin për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, nuk do të synojnë shtetin apo qytetarët, por individë dhe struktura konkrete të lidhura me abuzimin e pushtetit. Sipas burimeve politike dhe diplomatike, në shënjestër pritet të jenë zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë në administratën shtetërore, veçanërisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe sektorë të tjerë qeveritarë që dyshohet se kanë marrë pjesë në manipulime zgjedhore, presion ndaj votuesve, transferim votuesish, si dhe në korrupsion të lidhur me tenderë publikë, projekte infrastrukturore dhe energjetike. Lista e mundshme përfshin gjithashtu drejtues mediash, pronarë dhe redaktorë që, sipas vlerësimeve amerikane, kanë luajtur rol aktiv në shtypjen e pluralizmit dhe propagandën politike. Në fokus...