SHBA-ja ia zgjat NIS-it licencën e punës deri më 17 prill
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit ia ka zgjatur licencën e punës Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS) deri më 17 prill 2026, ka bërë të ditur Ministria serbe për Miniera dhe Energji. Ministrja Dubravka Gjedoviq Handanoviq ka thënë se zgjatja e licencës së punës është me rëndësi sidomos në kohën e rritjes së çmimeve të naftës ditë pas dite. “Rafineria në Pançevë vazhdon të operojë dhe furnizimet janë stabile. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, nuk ka nevojë për rezerva, ne kemi mjaftueshëm produkte të naftës”, është cituar të ketë thënë ministrja. Kompania më e madhe e naftës në Serbi është goditur me sanksione meqë pjesa më e madhe e saj është nën pronësinë ruse. Synimi i sanksioneve amerikane...
Burimi:
syri.net