Shaip Kamberi: 2026 mund të jetë fundi i pushtetit nga Vuçiç

Shaip Kamberi: 2026 mund të jetë fundi i pushtetit nga Vuçiç

Rajoni E Hënë, 5 Janar 2026 18:16 I vetmi deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të presidentit Vuçiç. Për të presidenti serb po mbijeton në pushtet me frymëmarrje artificiale. ”Ndërkohë që duke qenë i përballur me krizën e brendshme, Vuçiç aktualisht po përballet edhe me krizën e jashtme. Me shumë gjasë viti 2026 do të jetë vit i zgjedhjeve në Serbi. Zgjedhje që siç paralajmëron ai do të jenë udhëkryq, por me shumë gjasë Vuçiç në këto zgjedhje do humb pushtetin. Do të jetë edhe më e vështirë nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet me manipulimet e zakonshme që i ka bërë deri më tani dhe kjo do të na sjellë në një situatë ku...