Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa. Ai ka bërë të ditur se shteti synon të garantojë furnizim të bollshëm dhe që çmimet të jenë nën kontroll. “Ne jemi duke hequr dorë pothuajse tërësisht nga të hyrat tona, në mënyrë që ta zvogëlojmë ndikimin në buxhetin shtetëror, për aq kohë sa kemi rezerva të mëdha”, ka deklaruar Vuçiq pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza. Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën...
Burimi:
syri.net