Serbia thellon hendekun me SHBA-në, nuk zbaton sanksionet kundër Iranit, pse Trump nuk ka gjasa ta tolerojë më Vuçiçin
Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, muajin e fundit ka paralajmëruar konflikte të mëdha në botë, përveç atyre ekzistuese, duke pritur çdo moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sulmojnë Iranin. Vuçiç gjithashtu thekson se Serbia do të qëndrojë larg, gjoja, në një përpjekje për të ruajtur paqen e vet. Megjithatë, të hënën mbërriti lajmi se Serbia nuk u pajtua me vendosjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Iranit, shkruan media serbe “Danas”. Edhe pse këto sanksione kanë një lidhje indirekte me luftën në Ukrainë dhe mbështetjen e Iranit për Rusinë, brenda kornizës së rrethanave të reja të politikës së jashtme, bashkëbiseduesit e “Danas” tregojnë se është e mundur të pritet hakmarrje nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me Serbinë, megjithëse...
Burimi:
sot.com.al