Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç tregon kur do të hyjë në fuqi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se shërbimi i detyrueshëm ushtarak pritet të rikthehet ose në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027, në varësi të gatishmërisë së infrastrukturës dhe kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Duke folur pas një takimi me drejtuesit ushtarakë mbi analizën e gjendjes së ushtrisë për vitin 2025, Vuçiç tha se vendimi përfundimtar do të merret brenda një ose dy muajve, pas së cilës nisma do t’i paraqitet Kuvendit dhe do të nisë procesi i regjistrimit të rekrutëve. Sipas tij, shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, ndërsa autoritetet po punojnë për të përgatitur të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin e tij. Vuçiç theksoi se ushtria ka mjaftueshëm pajisje bazë, por kërkohen investime shtesë në...
Burimi:
sot.com.al