Serbia po përdor paratë e BE-së për të blerë teknologji nga kompania ruse e sanksionuar Papilon

Serbia po përdor paratë e BE-së për të blerë teknologji nga kompania ruse e sanksionuar Papilon

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) ka vazhduar edhe gjatë vitit të kaluar bashkëpunimin me kompaninë ruse të IT-së Papilon, pavarësisht faktit se kjo kompani ndodhet nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që nga viti 2023, zbulon një hulumtim i Radios Evropa e Lirë. Skandali bëhet edhe më i rëndë nga fakti se një pjesë e pajisjeve të Papilon është financuar me fonde të Bashkimit Evropian, konkretisht përmes fondeve IPA, të dedikuara për reformat në vendet kandidate për anëtarësim në BE. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, ka paralajmëruar se Brukseli mund të kërkojë kthimin e parave nga Serbia, nëse konstatohet se fondet e BE-së janë përdorur në kundërshtim me rregullat dhe sanksionet evropiane. “Nëse vërtetohet se një shpenzim nuk...