Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, deklaroi më 21 mars se shteti i saj po negocion me kompanitë e naftës për të gjetur mënyrën më të mirë dhe çmimet më të mira me të cilat do t’u ofrojë 40.000 tonë naftë nga rezervat shtetërore. Kjo sasi është rreth 15 për qind e naftës nga rezervat shtetërore të Serbisë, që shteti ka vendosur ta nxjerrë në treg për shkak të situatës aktuale me energjinë në botë. “Absolutisht mund të vazhdojnë të importojnë me çmim të lartë, të marrin nga rezervat tona të detyrueshme me çmim të ulët dhe pastaj, në kombinim të këtyre dy masave, të vazhdojnë të furnizojnë tregun pa asnjë mungesë”, Gjedoviq Handanoviq për televizonin Pink, duke shtuar se Serbia...