Serbia në BE pa veto, Vuçiç po luan një “kartë” të re për anëtarësimin në bllok, ja ç’po përpiqet të fshehë presidenti

Serbia në BE pa veto, Vuçiç po luan një “kartë” të re për anëtarësimin në bllok, ja ç’po përpiqet të fshehë presidenti

Marsela SHTYIA Gatishmëria e Aleksandër Vuçiç, Presidentit të Serbisë, për të pranuar anëtarësimin e Serbisë në BE pa të drejtë vetoje, të cilën ai e shprehu për FAZ gjermane, është vetëm një vazhdim i politikës së tij për t’u përpjekur të zërë vendin më të mirë të mundshëm në garën e vendeve të Balkakut Perëndimor drejt derës së Unionit pa reforma thelbësore. Në atë garë, Serbia ka ngelur pas dhe ka qenë në stanjacion për vite me radhë, sepse grupi qeverisës ka anuluar sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe të gjitha vlerat demokratike të nevojshme për anëtarësim. Vuçiç padyshim po luan kartën e faktit që BE-ja, për shkak të planeve të saj strategjike, do të detyrohet të pranojë disi një Serbi të papërgatitur, shkruan...