Serbia konfirmon blerjen e raketave kineze, reagon Kroacia: NATO të mbajë një qëndrim!

Serbia konfirmon blerjen e raketave kineze, reagon Kroacia: NATO të mbajë një qëndrim!

Serbia ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina. Lajmi është konfirmuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Beogradi bëhet kështu vendi i parë pas Pakistanit që ka siguruar nga Kina raketa CM-400 me fuqi të madhe shkatërruese. Raketat kineze lëshohen nga avionë luftarakë, peshojnë deri në 900 kg dhe kanë një rreze veprimi 100-240 km. Në fazën përfundimtare të fluturimit drejt objektivit, ato arrijnë një shpejtësi që është rreth pesë herë më e madhe se shpejtësia e zërit, çka e bënë të vështirë për tu rrëzuar nga sistemet antiraketore. Ajo përdoret kryesisht për të goditur anije luftarake ose objektiva të rëndësishëm tokësorë nga distanca të mëdha. Kroacia ka qenë e para që ka reaguar. Zagrebi ka kërkuar që NATO të mbaj një qëndrim për këtë. Vetë...