Serbia investon për mbrojtjen, Vuçiç në alarm për aleancën ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Serbia investon për mbrojtjen, Vuçiç në alarm për aleancën ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shprehur shqetësimin e tij për aleancën ushtarake mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Duke folur para gazetarëve në Mynih, Vuçiç theksoi se ende po pret përgjigje për pyetjen se pse po krijohet një aleancë e tillë. Ai paralajmëroi se kjo është arsyeja pse Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje. “Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes [të Serbisë] dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e...