Serbia importoi armë të sofistikuara më shumë sesa vendet e tjera në rajon
Serbia ka importuar më së shumti armë të sofistikuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor në pesë vjetët e fundit, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Kërkime dhe Paqe (SIPRI). Edhe pse të gjitha shtetet kanë rritur shpenzimet ushtarake, dallimi në sasi të blerjes mbetet i madh. Serbia renditet e 37-ta në botë për importe të sistemeve komplekse të armëve, duke lënë prapa edhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian, si Kroacia e Bullgaria. Katarina Gjokiç, hulumtuese në SIPRI, ka thënë për “Deutsche Welle” në Kroaci se Serbia u ka prirë investimeve kryesisht për të ripërtërirë armët e trashëguara nga Jugosllavia dhe se edhe tensionet me Kosovën “ka gjasa të kenë nxitur më shumë mendimin se një arsenal më i mirë është kartë e...
Burimi:
syri.net