Serbia “heq dorë” nga anëtarësimi në BE, bie ndjeshëm mbështetja e qytetarëve
Pas më shumë se një dekade në pritje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia po përjeton një rënie të ndjeshme të mbështetjes publike për integrimin evropian, ndërsa fqinjët e saj, Mali i Zi dhe Shqipëria, po avancojnë më shpejt drejt Brukselit. Një sondazh i fundit i Qendrës për Politikë Bashkëkohore (CSP) në Beograd tregon se vetëm 36 përqind e qytetarëve serbë janë sot pro anëtarësimit në BE, një rënie drastike krahasuar me rreth 70 përqind para 15 vitesh, ndërkohë që 33 përqind e refuzojnë hapur këtë perspektivë. Sipas ekspertëve, kriza e besimit është rezultat i përgjegjësive të ndara mes qeverisë së Aleksandar Vuçiçit dhe vetë BE-së: nga njëra anë, pushteti në Beograd nuk e ka pasur realisht integrimin si prioritet, duke nxitur narrativa anti-perëndimore dhe...
Burimi:
sot.com.al