Serbia e nis vitin me protesta, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme, ja taktika e presidentit për të shpëtuar
Marsela SHYTIA Viti 2026 ka nisur aspak mirë për presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Protestat, pakënaqësitë sociale dhe lëvizjet studentore që shpërthejnë në qytete të mëdha e të vogla tregojnë qartë se as ky vit nuk do të jetë i lehtë për pushtetin në Beograd. Qytetarët janë gjithnjë e më të zëshëm kundër arrogancës qeveritare, ndërsa studentët, të cilët prej më shumë se një viti janë në vijën e parë të rezistencës, po rikthehen si një faktor i fortë politik dhe shoqëror. Nga bllokadat dhe protestat, deri te përgatitjet serioze për zgjedhje, ata po shndërrohen sërish në “gjembin në këmbë” të Vuçiçit, duke paralajmëruar një vit tensioni, presioni dhe sfidash të vazhdueshme për presidentin serb. Rezistenca në qytetet e vogla Qytetarët nuk duan më të durojnë...
Burimi:
sot.com.al