Serbia e ka bërë gati “çakmakun”, si rrezikon të ndizet fitili i trazirave në Ballkan, raketat kineze, aleancat dhe…
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat balistike dhe avionët luftarakë transformuan mënyrën e konceptimit të fuqisë në vitet që pasuan. Sot, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze. Ky vend, partner i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bleu raketa balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore, duke u bërë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketat ajër-tokë CM-400AKG, sipas presidentit Aleksandar Vuçiq. “E kemi bërë me sukses integrimin e raketave kineze në avionët rusë MiG-29 të gjeneratës së katërt. Këta janë ndër avionët më të mirë në Evropë,...
Burimi:
sot.com.al