Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse
Kampe paraushtarake, përhapje e urrejtjes racore dhe fetare, spiunazh në Evropë, ndjekje e aktivistëve opozitarë rusë dhe strehim për diplomatët e dëbuar rusë. Këto janë disa nga aferat që e lidhin Rusinë me Serbinë. Autoritetet serbe, të cilat ruajnë lidhje miqësore me Kremlinin, deri më sot nuk kanë zbardhur asnjë prej tyre. “Etiketimi i strukturave ruse si inspiruese ose organizatore do të nënkuptonte një ashpërsim të hapur të marrëdhënieve me Rusinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Maja Bjellosh nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë. Beogradi mbështetet te Moska, jo vetëm për shkak të kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës, por edhe për shkak të varësisë nga gazi. Serbia është një nga pak vendet evropiane që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, pas...
Burimi:
syri.net