Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë hetimet për kampet paramilitare ruse
Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë hetimet lidhur me pretendimet për ekzistencën e kampeve paramilitare ruse për trajnim luftarak dhe taktik, të cilat dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e trazirave në Moldavi. Në Serbi, hetimet vazhdojnë për një kamp që u zbulua në shtator të vitit 2025, në një objekt hotelerie të quajtur “Sunçana reka”, pranë lumit Drina, në perëndim të vendit. Dy persona të dyshuar në këtë rast janë liruar nga paraburgimi. Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë, gjithashtu, kanë hapur një rast për trajnimet që dyshohet se janë mbajtur në territorin e këtij vendi gjatë vitit 2024. E, për organizimin e këtyre trajnimeve në Bosnje dhe në Serbi gjatë vitit 2024, një gjykatë në Moldavi ka dënuar tre persona. Autoritetet moldaviane kanë...
Burimi:
syri.net