Serbët nuk e ‘duan’ më BE-në, bie ndjeshëm mbështetja për anëtarësimin në bllok
Nga Lindita Arapi -DW Vetëm rreth një e treta e serbëve duan ende anëtarësimin në BE, sipas një sondazhi. Ekspertët i shohin shkaqet si tek Beogradi edhe tek Brukseli. Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në. Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit...
Burimi:
syri.net