Seanca ndaj ish-krerëve të UCK-së, Thaçi mban deklaratën në Hagë: Jam i pafajshëm për çdo akuzë!
Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka përmbyllur fjalimin e tij para trupit gjykues. Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.rFjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë. “Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi. “Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi. “Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa...
Burimi:
sot.com.al