Rritja e çmimeve nga lufta në Lindjen e Mesme, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Rritja e çmimeve nga lufta në Lindjen e Mesme, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Që prej fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, është vënë re një rritje dramatike brenda çmimeve të karburantit dhe jo vetëm. Në këto kushte qeveria greke, ditën e djeshme, njoftoi masa emergjente për frenimin e tyre si dhe të fenomeneve të fitimeve të pajustifikuara. Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit siç ka bërë me dije kryeministri grek Mitsotakis në takimin me presidentin. “Po dërgojmë një mesazh të qartë se kjo turbulencë ekonomike nuk duhet të çojë në spekulime për fitim, të cilat do të përkeqësonin një problem që tashmë ekziston”, tha kryeministri. Konkretisht në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent...