Rrëzimi i dekretit të Osmanit, reagon Grupi Parlamentar i LDK: Jemi të përkushtuar për një zgjidhje që garanton…

Rrëzimi i dekretit të Osmanit, reagon Grupi Parlamentar i LDK: Jemi të përkushtuar për një zgjidhje që garanton…

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë të premte ka zhvilluar një mbledhje ku ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. LDK përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se në fokus të takimit ishin hapat institucionale që duhet të merren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të vendit. Grupi Parlamentar i LDK-së riafirmi qëndrimin e tij për respektim të plotë të rendit kushtetues, funksionim normal të institucioneve dhe ruajtje të balancës demokratike në vend. LDK shton se mbetet e përkushtuar për një zgjidhje që garanton unitet institucional dhe përfaqësim gjithëpërfshirës. Sipas tyre aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë qartësi të nevojshme juridike. “Sot, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën...