Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Rezultati zgjedhor, dështim i opozitës’/ Zgjedhjet në Kosovë, Canaj: Vetëvendosje, ‘qeverisje me kompromis’ me…
Analisti politik Blerim Canaj vlerëson se partitë opozitare në Kosovë kanë dështuar gjatë katër viteve të fundit të ndërtojnë një kauzë të fortë kundër qeverisë. Sipas tij, Vetëvendosje ka përfituar ndjeshëm nga mbështetja e diasporës, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Canaj thekson se, pavarësisht fitores, VV nuk e ka të garantuar qeverisjen pa kompromise me partitë e tjera. “Është një dështim i partive opozitare që, për katër vite, qeveria nuk u ka sjellë asgjë qytetarëve dhe ato nuk kanë qenë të afta të ngrenë një kauzë kundër saj. Kjo përbën një dështim për to. Kemi pasur edhe një datë interesante të zgjedhjeve, e kërkuar nga Vetëvendosje dhe e aprovuar nga Presidentja e Kosovës, kundër së cilës partitë opozitare nuk kanë qenë. Vetëvendosje ka...