Retorika e Vuçiqit për Iranin: A po i rrezikon Serbia marrëdhëniet me SHBA-në?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se nuk mbështet asnjë palë në konfliktin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, por vlerëson se bëhet fjalë për përpjekje për marrjen e pushtetit në Teheran. Ai e krahasoi operacionin ushtarak me bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja në vitin 1999 dhe me përmbysjen e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Serbi – gjë që e çoi këtë vend në izolim ndërkombëtar. Sipas Vuçiqit, edhe atëherë, qëllimi ishte ndryshimi i regjimit në Serbi dhe arritja e pavarësisë së Kosovës. Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar këto deklarata. Marko Savkoviq, nga Qendra joqeveritare për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (ISAC) në Beograd, vlerëson se, aktualisht, qëndrimet e Beogradit dhe të...
Burimi:
sot.com.al