Reshjet e dendura të shiut/ Përmbyten disa akse rrugore në Kosovë, mbyllet përkohësisht qarkullimi
Ministria e Infrastrukturës njoftoi se në disa rrugë të Kosovës ka probleme për shkak të reshjeve të shiut. Ndërkaq, Agjencia për Menaxhim Emergjent dha detaje të tjera për rrugët që janë vërshuar pas reshjeve të shiut. Një segment i rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë u mbyll për qarkullim për automjete më 10 janar, për një kohë të caktuar për shkak të ujit të madh në rrugë, tha Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës. Policia e Kosovës tha se segmenti që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, është mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve, “për një kohë të caktuar”. “Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen...
Burimi:
sot.com.al