REL: Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe për partitë

REL: Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe për partitë

Ndërsa disa qytetarë të Kosovës ankohen për çmime të larta dhe vështirësi për të përballuar shpenzimet mujore, të tjerë vazhdojnë t’i hapin kuletat sa herë që vendi hyn në fushatë zgjedhore. Edhe zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 12 tetor dhe rundi i dytë më 9 nëntor 2025, nuk bënë përjashtim. Nga 10 deri në 2.000 euro – kaq dhuruan dhjetëra qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë për partitë më të mëdha politike në vend: Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi këtë muaj raportet e paaudituara të deklarimit financiar të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale. Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes rrjeteve sociale nga dy qytetarë që dhanë...