Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi se reformat në këtë shtet janë “ngadalësuar ndjeshëm” në disa segmente dhe se ka, siç tha ai, regres, i cili duket veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe standardeve të demokracisë si sistem. “Që nga miratimi i raportit tonë për Serbinë vitin e kaluar e deri sot, gjendja në vend është përkeqësuar më shumë. Situata është jashtëzakonisht e polarizuar dhe e mbushur me tensione. Ritmi i përgjithshëm i procesit të anëtarësimit në BE ka ngecur prej vitesh”, vlerësoi Picula në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku u diskutua rreth draft-raportit vjetor për Serbinë. Raportuesi Picula stagnimin ia atribuoi përparimit të kufizuar në dialogun për normalizim të raporteve me Kosovën, mungesës së...
Burimi:
vizionplus.tv