Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit zhgënjyese, hap pas

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit zhgënjyese, hap pas

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap pas” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit. “Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në një postim në rrjetin social X, pasi Kuvendi nuk arriti ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së presidentit. Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se deputetët dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit. Sipas Osmanit, 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi ta zgjidhte presidentin e ri, 30 ditë para përfundimit të mandatit të saj më 4 prill. Ajo tha se përpjekjet...