Radhë në doganën e Kapshticës, grekët vonojnë udhëtarët me të paktën një orë
Edhe pse ditët e fluksit të lëvizjes së emigrantëve kanë kaluar, në doganën e Kapshticës vijojnë ende vonesat. Personeli grek është duke punuar me sistemin e ri, i cili ka shtuar kohën e pritjes, me të paktën një orë, per ata që duan të hyjnë drejt vendit fqinj. Ndryshe paraqitet situata me palën shqiptare, e cila po punon me kapacitet maksimale. Vetëm përgjatë 10 ditëve të para të Janarit, më shumë se 60 mijë shtetas kanë dalë nga Shqipëria për të shkuar në Greqi.
Burimi:
sot.com.al