Qeveria dhe Opozita në “luftë” për heqjen e TVSH-së dhe akcizës/ Ja sa arrin çmimi i naftës në Kosovë
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të rriten me ritme shqetësuese, duke e çuar naftën deri në 1.79 euro për litër. Përderisa tregu po lëviz lirshëm dhe kostoja e jetesës po rritet, institucionet vazhdojnë të mbesin në nivel diskutimesh, pa një vendim konkret për ndërhyrje. Rritja e vazhdueshme e çmimit të derivateve në Kosovë ka thelluar presionin mbi qytetarët dhe bizneset, ndërsa institucionet vazhdojnë të përplasen rreth masave që duhet ndërmerren. Aktualisht, çmimi i naftës në tregun vendor ka arritur deri në 1.79 euro për litër, duke reflektuar zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, por edhe mungesën e ndërhyrjes direkte nga shteti. Përkundër rritjes së çmimeve dhe efekteve zinxhirore në ekonomi, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për të lehtësuar barrën financiare të...
Burimi:
sot.com.al